Foto: Putin dhe Merkel në 2012

Foto: Putin dhe Merkel në 2012

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi i bëri thirrje NATO-s dhe Bashkimit Evropian që t’i kërkojnë ish-kancelares gjermane Angela Merkel të ndërmjetësojë në konfliktin e Ukrainës.

“Ish-kancelarja 67-vjeçare ishte një nga të paktët drejtues që ka qenë e aftë të negocionte me presidentin rus Vladimir Putin. Ajo është e vetmja që mund të flasë në Moskë, Uashington dhe në të gjitha kryeqytetet dhe që do të dëgjohet”, -tha Renzi për të përditshmen italiane “La Stampa”, citon “ATSH”.

Merkel, e cila flet rusisht, ka zhvilluar takime të shumta me presidentin rus Putin gjatë 16 viteve të saj në detyrë si kancelare, detyrë që përfundoi në dhjetor.

Renzi, i cili drejtoi qeverinë italiane nga shkurti 2014 deri në dhjetor 2016, tha në një postim në “Twitter” dy ditë më parë se NATO-ja dhe BE-ja duhet të vendosin Merkelin si një të dërguar speciale për të takuar Putinin, duke e përshkruar ish-udhëheqësen gjermane si të respektuar dhe mjaft me ndikim për të ndalur këtë masakër.