Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi deklaroi se më shumë se 150.000 njerëz janë detyruar të largohen nga dhuna ruse në Ukrainë raporton “CNN”.

“Më shumë se 150.000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë”, -tha ai.

“Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës”, -tha Grandi në një postim në “Twitter”.