Foto:VCG

Foto:VCG

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët nga Letonia, Estonia, Lituania dhe Sllovenia, duke përfshirë fluturimet tranzit, njoftoi të dielën Agjencia Federale e vendit për Transportin Ajror, bën të ditur “Xinhua”.

“Për shkak të vendimeve jomiqësore të autoriteteve të aviacionit të Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë, janë vendosur kufizime për transportuesit ajrorë të këtyre shteteve dhe/ose ata të regjistruar atje për të kryer fluturime drejt destinacioneve në territorin e Rusisë, duke përfshirë fluturimet tranzit përmes hapësirën ajrore të Rusisë”, njoftohet në deklaratë.

Të katër vendet vendosën më parë kufizime për transportuesit ajrorë rusë. Rusia thotë se përgjigja e saj është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, tha agjencia në një deklaratë.

Disa vende evropiane, përfshirë Britaninë, Bullgarinë, Republikën Çeke dhe Poloninë, kanë vendosur gjithashtu të mbyllin hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë.