
Foto:VCG
Më shumë se 43.000 ukrainas kanë ikur në Rumani në tre ditët qëkur Rusia sulmoi Ukrainën nga toka, deti dhe ajri, treguan të dielën të dhënat e policisë kufitare, njoftojnë burime mediatike rumune.
Ata kanë hyrë në Rumani përmes katër pikave kufitare tokësore me Ukrainën, por edhe përmes pikave të kontrollit me Moldavinë.
Mijëra prej tyre tashmë kanë dalë nga vendi në rrugën e tyre për në Bullgari dhe Hungari.







