
Foto:VCG
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, premtoi se do të ofrojë më shumë ndihmë humanitare për popullin ukrainas gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, njofton “Xinhua”.
“Shefi i OKB-së i përcolli presidentit vendosmërinë e Kombeve të Bashkuara për të rritur ndihmën humanitare për popullin e Ukrainës”, -thuhet në një njoftim në lidhje me telefonatën me presidentin Zelenskyy.
Shefi i OKB-së informoi presidentin ukrainas se organizmi botëror do të nisë të martën një apel për të financuar operacionet humanitare të OKB-së në Ukrainë.
Në një e-mail, Stephane Dujarric, zëdhënësi i Guterres, u tha gazetarëve se për shkak të situatës në përshkallëzim në Ukrainë, shefi OKB-së nuk do të udhëtojë në Gjenevë siç ishte planifikuar.
Dujarric tha se ai do të dërgojë një mesazh video në takimin e së hënës të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.







