
shqetesimet tek adoleshentet, the guardian
Vizitat në Urgjencë për çrregullime me ushqyerjen midis adoleshenteve 12-17 vjeç u dyfishuan gjatë pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi të ri nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një trend ekzistues shqetësues që ka të ngjarë të përkeqësohet nga stresi i krizës së zgjatur, raporton “The Guardian”.
Mjekët e një spitali fëmijësh në Boston, të përfshirë në studim, thonë se po shohin një fluks në rritje të pacientëve që kanë nevojë për kujdes për çrregullimin me ushqimin, gjë që sipas tyre përkeqëson situatën.
“Ka një pandemi tjetër, ajo e nevojave të shëndetit mendor tek adoleshentët”, -thanë mjekët.
Pas një dekade shqetësimi në rritje, Akademia Amerikane e Pediatrisë shpalli një emergjencë kombëtare të shëndetit mendor midis fëmijëve dhe adoleshentëve në vitin 2021.







