vaksinat Britani, the guardian

vaksinat Britani, the guardian

Në Mbretërinë e Bashkuar janë hedhur pothuajse 5 milionë doza të vaksinave anti-Covid, thuhet në një raport zyrtar të publikuar nga “Daily Telegraph”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (NAO), kostoja e vaksinave të çuara dëm mund të arrijë deri në 70.5 milionë paundë.

“Një vlerësim nga NAO i programit të vaksinimit të qeverisë deri në fund të tetorit 2021 zbuloi se ai përmbushte objektiva të shtrirë dhe të paprecedentë”, -thuhet në raport.

Sipas dokumentit, rreth 85 për qind e të rinjve mbi 18 vjeç në Angli kishin marrë dy doza të një vaksine anti-Covid deri në fund të tetorit. Dëshmitë tregojnë se programi shpëtoi jetë dhe zvogëloi incidencën e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital.

Por, raporti zbuloi dhe se rreth 4.7 milionë doza vaksinash u shpërdoruan në Angli, duke përfshirë 1.9 milionë të “AstraZeneca”.