
Foto:VCG
Një studim tregon se të paktën 5.2 milionë fëmijë në mbarë botën kanë humbur një prind, gjysh apo anëtar të familjes që ka ndihmuar në kujdesin ndaj tyre gjatë pandemisë Covid-19, raporton “CNN”.
Studimi, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet Child & Adolescent Health”, shqyrtoi të dhënat e vdekshmërisë Covid-19 nga 21 vende nga fillimi i pandemisë në mars 2020 deri në tetor 2021 dhe vlerësoi numrin e fëmijëve që humbën një prind ose kujdestar.
Sipas studimit, numri i fëmijëve të prekur u rrit me 90% nga fundi i prillit 2020 deri në fund të tetorit 2021.
Ndërsa përtej qëllimit të studimit, të dhënat në kohë reale duke përdorur të njëjtin model sugjerojnë se numri i fëmijëve që humbën një prind ose kujdestar është rreth 6.7 milionë që nga janari.
Kjo pandemi e fshehur që të thyen zemrën, siç e quajnë autorët, ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Covid-19, sipas totalit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.







