
Ema, vaksinat femijet, ansa
Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se ka dhënë dritën jeshile për të administruar, kur gjykohet e përshtatshme, dozën e tretë të vaksinës anti-Covid të “Pfizer” për adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.
EMA rekomandoi gjithashtu zgjerimin e përdorimit të vaksinës “Moderna Spikevax” për fëmijët nga mosha 6 deri në 11 vjeç, raporton “Ansa”.
Doza që do të përdoret për të vegjlit, thuhet në një shënim të EMA-s, duhet të jetë afërsisht sa gjysma e asaj që u administorhet të rriturve.







