
lavrov, bbc
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se qëllimi i Rusisë nuk është pushtimi i Ukrainës, por çmilitarizimi i vendit, raporton “BBC”.
Gjatë një konference shtypi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryediplomati rus, i pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov la të kuptohet se Ukraina nuk mund të quhet vend demokratik dhe konfirmoi përkrahjen e personave rusishtfolës në Ukrainë.







