
kufijte, Ukraina, thestar
Rumania dhe Polonia kanë hapur kufijtë për shtetasit ukrainas që po ia mbathin nga lufta, raportojnë mediet botërore.
Sipas të dhënave, autoritetet rumune dhe polake po lejojnë të kalojnë kryesisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
Sapo kalojnë kufirin, shtetasit ukrainas marrin shërbim ndihme dhe mbështetjeje. Kalimi në këto dy shtete mund të bëhet me çfarëdo lloj dokumenti që demonstron identitetin e personit.







