Foto nga VCG

Liderët kryesorë botërore dënuan sulmet ruse në Ukrainë dhe shprehën solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sanksione të rënda kundër Rusisë dhe deklaroi se presidenti Vladimir Putini me luftën e tij ka bërë një gabim të rëndë.

Presidenti francez Emmanuel Macron mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën në Ukrainë, nga ku deklaroi mbështetjen dhe solidaritetin e Francës.

Kryediplomacia italiane e cilësoi operacionin ushtarak rus një agresion shumë serioz dhe të pajustifikuar, të paprovokuar, një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se presidenti rus ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe paralajmëroi izolim të paprecedentë për udhëheqësit rusë.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia”, -tha Biden.