
Pasi Rusia nisi operacionin ushtarak, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpalli ligjin ushtarak në vend, duke thënë se Rusia ka shënjestruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.
Zelensky u kërkoi ukrainasve të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të ketë panik, bëjnë të ditur mediet botërore.
Parlamenti ukrainas miratoi të mërkurën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë Ukrainën, me përjashtim të dy rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut, ku ajo ka qenë në fuqi që nga viti 2014.
Ndërkohë, Ukraina ka vendosur të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas sulmit ushtarak brenda territorit të saj.
Lajmi u dha nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një deklarate drejtuar popullit ukrainas.
“Ky mëngjes ka hyrë në histori, por kjo histori është absolutisht e ndryshme për vendin tonë dhe Rusinë. Dhe ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë”, -tha Zelensky.







