Foto:VCG

Foto:VCG

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të mërkurën fundin e "Nismës për Kinën", një program i debatueshëm i periudhës së Trump-it që synonte të luftonte të ashtuquajturat kërcënime të huaja ndaj sigurisë dhe teknologjisë, për të cilin kritikët thanë se përmbante paragjykime raciale dhe çoi në tejkalim të ndjekjes penale.

Matt Olsen, ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Njësinë e Sigurisë Kombëtare, tha se "nuk do të kemi më një Nismë për Kinën", duke përmendur kritikat në rritje nga anëtarët e Kongresit. "Por në veçanti, ato erdhën nga bashkësia shkencore e akademike, si edhe nga bashkësia aziatiko-amerikane dhe e amerikanëve me origjinë nga ishujt e Paqësorit."

Në një fjalim në Universitetin “George Mason”, Olsen theksoi se nga shqyrtimi njëmujor i departamentit të tij nuk u gjetën prova se prokurorët federalë ulën standardet e tyre për njerëzit me lidhje me Kinën. Programi jo vetëm që shtoi përndjekjen raciale, por edhe shkurajoi shkencëtarët e talentuar të studionin dhe të bënin kërkime në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, në vend që të fokusohet te Kina, do të niset nga një perspektivë më e gjerë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe nuk do t'i kategorizojë më ato hetime nën etiketën "Nisma për Kinën", shtoi Olsen.

Administrata e Trump-it e filloi "Nismën për Kinën" në nëntor 2018, me objektiv nxjerrjen e informacioneve teknologjike dhe informacioneve të tjera të ndjeshme, ku universitetet u identifikuan si veçanërisht të cenueshme e nga ku mund të kishte më së shumti dalje informacioni.(Artan)