Të enjten në mëngjes sipas orës vendore, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv, ku shpalli vendimin për nisjen e veprimeve të posaçme ushtarake në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve "Russian Today", në fjalimin e tij, Putini u shpreh se Rusia nuk planifikon ta pushtojë Ukrainën. Sipas tij, për shkak të zgjerimit të pandërprerë të NATO-s drejt Lindjes, mjedisi i sigurisë i Rusisë është përkeqësuar pandërprerë dhe Rusia u detyrua ta marrë këtë vendim.

Po atë ditë pas fjalimit të Putinit, trupat ruse zbarkuan në Odesë të Ukrainës dhe kanë shkelur kufirin shtetëror në qytetin Kharkov. Në shumë krahina të Ukrainës ndodhën shpërthime.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpalli se Ukraina do të hyjë në gjendje lufte.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u shpreh se trupat ruse po përdorin armë të telekomanduara me saktësi për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake, pajisjet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore të Ukrainës. (Fani)