Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ftoi të mërkurën krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së për të zhvilluar një samit të posaçëm në Bruksel mbrëmjen e së premtes, me temë se si duhet të trajtohet situata e tanishme në Ukrainë.

Në ftesë thuhet se është shumë e rëndësishme që BE-ja të veprojë me solidaritet dhe këmbëngulje.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë lidhur me atë se si të zhvillojnë kontakte me Rusinë dhe si të japin mbështetje për Ukrainën.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret mbrëmjen e së hënës për njohjen e "Republikës Popullore të Donetskut" dhe "Republikës Popullore të Luhanskut" të Ukrainës Lindore. Të martën, BE-ja mbajti një mbledhje të ministrave të jashtëm dhe vendosi të ushtrojë raundin e parë të sanksioneve ndaj Rusisë. (Çang Çuo)