Pentagoni ka miratuar transferimin e deri në tetë helikopterëve sulmues F35 dhe 20 Apache nga Gjermania në krahun lindor të NATO-s.

12 helikopterë të tjerë të të njëjtit lloj do të zhvendosen nga Greqia në Poloni. Lëvizjet do të zhvillohen gjatë javës, njoftoi Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, raportojnë mediet botërore.

Gjithashtu do të dislokohen trupa shtesë amerikane në vendet baltike të NATO-s, që konsistojnë në transferimin e 800 trupave amerikane nga Italia.