
Për NATO-n, e cila pret një sulm në shkallë të gjerë, ky është momenti më i rrezikshëm për sigurinë evropiane ndër breza. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i Aleancë, Jens Stoltenberg.
"Ne duam të përpiqemi të kuptojmë se si të shmangim rrezikun duke parë që forcat janë atje brenda dhe rreth Ukrainës. Rusia po bën pikërisht atë që kishim parashikuar. Janë të gjitha shenjat që tregojnë për një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia”, -tha shefi i NATO-s në një konferencë shtypi, raporton “Ansa”.
Ndërkohë, Pentagoni konfirmoi dërgimin në vendet baltike të një batalioni këmbësorie dhe helikopterë sulmues.







