
Ukraina shpall mobilizimin e rezervistëve. Konfirmimi vjen nga Ushtria ukrainase. Mobilizimi do të ketë të bëjë me rezervistët e moshës nga 18 deri në 60 vjeç. Kohëzgjatja maksimale e shërbimit është një vit, njoftuan Forcat e Armatosura ukrainase në një mesazh në “Facebook”, raporton “AFP”.
Sipas “BBC”, ekspertët vlerësojnë se janë rreth 900 mijë njerëz në rezervën e Forcave të Armatosura të Ukrainës.







