
Rusia është e gatshme të gjejë zgjidhje diplomatike me Ukrainën dhe Perëndimin për krizën, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
"Rusia është gjithmonë e hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm për të gjetur zgjidhje diplomatike për problemet më komplekse”, -tha Putin gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, raportojnë mediet botërore.
Presidenti Putin theksoi se interesat dhe siguria e qytetarëve rusë nuk janë të negociueshme.







