
Qysh nga shekulli i 16-të, gjatë 400 vjetëve, të paktën 12 milionë njerëz nga Afrika u shitën si skllevër në kontinentin amerikan. Kjo njollë e zezë e njerëzimit është regjistruar tashmë në librat e historisë. Tani pasardhësit e skllevërve ende pësojnë vuajtjet e racizmit. Sipas njoftimeve të gazetës amerikane "Washington post", në mbarë ShBA-në përqindja e njerëzve me ngjyrë të burgosur është 5 herë më e madhe se e njerëzve të bardhë. Në disa shtete, kjo përqindje është më e lartë.
Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, në ShBA filloi të ketë burgjet private fitimprurëse. Që atëherë, numri i njerëzve me ngjyrë të burgosur u rrit shumë. Shumë prej tyre u burgosën për krime të lehta ose duke qenë të pafajshëm. Dokumentari amerikan "The 13th" vuri në dukje se Kushtetuta e ShBA-së lejon punën skllavëruese si ndëshkim për të burgosurit. Sistemi gjyqësor amerikan i bën njerëzit me ngjyrë skllevër duke i burgosur, dhe pronarët e burgjeve private fitojnë shumë para.







