Vendet e BE-së duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimit jo thelbësor për njerëzit e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE-ja ose OBSH, me kusht që ata të kenë marrë dozën e fundit të kursit të vaksinimit parësor të paktën 14 ditë dhe jo më shumë se 270 ditë përpara mbërritjes ose kanë marrë një dozë përforcuese.

Kështu thuhet në rekomandimet e miratuara të martën nga ministrat për Çështjet Evropiane, raporton “Ansa”.

Po ashtu, në rekomandime thuhet se shtetet anëtare duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore për njerëzit që janë shëruar nga Covid 19 brenda 180 ditëve para udhëtimit.