
Në Danimarkë, një nënvariant variantit Omikron të koronavirusit, i njohur si BA.2, ka kaluar shpejt variantin origjinal dhe tani përbën më shumë se 88% të rasteve në vend.
Deri tani ishte e paqartë nëse një person mund të infektohej nga të dy variantet. Megjithatë, një studim i udhëhequr nga studiues në Statens Serum Institut (SSI), ka zbuluar se njerëzit e infektuar me BA.1 mund të infektohen me BA.2 menjëherë më pas, -bën të ditur “The Guardian”.
Autorët e studimit thanë se ofrojmë dëshmi se riinfeksionet me BA.2 janë të rralla, por mund të ndodhin relativisht shpejt pas një infeksioni me BA.1.







