
Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi të martën se Britania do të shënjestrojë menjëherë bizneset ruse me sanksione të ashpra dhe ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, kundër veprimeve të tjera ushtarake kundër Ukrainës.
Boris Johnson ka njoftuar sanksione kundër pesë bankave ruse dhe tre miliarderëve, pasi Rusia urdhëroi futjen e trupave në Ukrainën lindore. Kryeministri tha në parlament se veprimet e Rusisë përbënin një pushtim të rinovuar të Ukrainës.
“Kjo është, duhet ta theksoj, paketa e parë me sanksione ekonomike britanike kundër Rusisë, sepse ne presim që të ketë më shumë veprime joracionale ruse”, - tha Johnson.
Ai shtoi se sanksionet do të shënjestrojnë jo vetëm subjekte në Donbas, Luhansk dhe Donjeck, por edhe në vetë Rusinë, duke prekur interesat ekonomike ruse sa më ashpër të jetë e mundur.







