Foto nga VCG

Agjencia "Reuters" njoftoi se, ditët e fundit, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh që, për shkak të rrezikut në vazhdim të pandemisë së COVID-19 ndaj shëndetit publik, gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në ShBA, e vendosur nga marsi i vitit 2020, do të vazhdojë edhe pas 1 marsit të këtij viti.

Sipas presidentit Biden, më se 900 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19. Kjo tregon domosdoshmërinë e përballimit të pandemisë nga qeveria federale me të gjitha mundësitë. (Fani/Artan)