Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki deklaroi se presidenti Joe Biden "pranoi në parim" një takim me presidentin rus Vladimir Putin, njofton “Xinhua”.

Konfirmimi i Psaki për një takim të mundshëm Biden-Putin pasoi një deklaratë nga Pallati “Elysee” në Francë, ku thuhet se të dy presidentët kanë pranuar në parim një takim virtual të ndërmjetësuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbajti telefonata të veçanta me Biden dhe Putin të dielën.

Psaki tha se takimi do të ndodhë pas atij midis sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov javën e ardhshme, me kusht që Rusia mos të pushtojë Ukrainën.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për diplomaci. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftën”, -tha Psaki.

Takimi Blinken-Lavrov, i rënë dakord më parë nga të dyja palët, do të zhvillohet të enjten në Evropë.