shefi-i-marines, a2

shefi-i-marines, a2

Kreu i Marinës gjermane ka dhënë dorëheqjen për komentet e diskutueshme që bëri për Ukrainën, njofton “BBC”.

Kay-Achim Schönbach tha se ideja se Rusia donte të pushtonte Ukrainën ishte e pakuptimtë. Ai shtoi se gjithçka që presidenti Vladimir Putin donte ishte respekti.

Një numër vendesh kanë furnizuar me armë Ukrainën, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Por Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për municione.

Rusia ka mohuar pretendimet se po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Por presidenti Putin i ka bërë kërkesa Perëndimit, të cilat ai thotë se kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, duke përfshirë ndalimin e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n.

Ai gjithashtu dëshiron që Aleanca të braktisë stërvitjet ushtarake dhe të ndalojë dërgimin e armëve në Evropën Lindore, duke e parë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka akuzuar Putinin për komplot për të instaluar një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Schönbach tha të shtunën se ai kishte dhënë dorëheqjen nga roli i tij me efekt të menjëhershëm, në mënyrë që të shmangte dëmtimin e mëtejshëm.

Ai i bëri komentet e diskutueshme ndërsa fliste në një diskutim në Indi të premten dhe videoja u publikua më vonë në mediat sociale.

Në video, Schönbach tha se Putin duhej të trajtohej si i barabartë nga Perëndimi.

"Është e lehtë t'i japësh atij respektin që ai me të vërtetë kërkon dhe gjithashtu ndoshta e meriton", -tha ai, duke shtuar e gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, ka ikur dhe nuk do të kthehet më.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i përkufizoi komentet e Schönbach si kategorikisht të papranueshme.