
Ambasada amerikane Ukraine, nbcnews
Teksa tensionet në kufi me Rusinë pritet te arrijnë kulmin, Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e personelit të Ambasadës Amerikane që jetojnë në Ukrainë të nisin evakuimin që të hënën.
DASH-i pritet gjithashtu t’u thotë amerikanëve në vend javën e ardhshme që të largohen përmes fluturimeve komerciale.
Sipas “DailyMail”, urdhri vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë, për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë në shkallë të gjerë me Rusinë, nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it, që besohet se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusishtfolëse. Blinken tha se nuk kishte asnjë përparim në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën.
Kharkiv, në Ukrainën lindore, është qyteti i dytë më i madh i ish-Republikës Sovjetike me një popullsi prej rreth 1.4 milionë banorë dhe Zelensky beson se është një objektiv i realizueshëm për Vladimir Putin.







