Qeveria holandeze është e hapur ndaj mbështetjes ushtarake mbrojtëse për Ukrainën.

Njoftimi u bë nga ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra, gjatë fjalimit të tij nga foltorja e Parlamentit, ku theksoi se Ukraina i kërkoi Holandës ndihmë me armë. Shumica parlamentare e mbështet kërkesën. Hoekstra theksoi se qeveria do të marrë në konsideratë në mënyrë eksplicite kontekstin aktual, raporton “NL Times”.

Më parë, Holanda ishte kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën. Por situata ka ndryshuar, tha ministri.

Holanda do të ishte gjithashtu e hapur për furnizimin me armë përmes NATO-s, nëse do të kishte një kërkesë në këtë drejtim. (Irma)