Banka Qendrore e Polonisë emetoi dy monedha koleksioniste me sasi të limituara kushtuar Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.

“Polish Olympic Team Beijing 2022” përbëhet nga një monedhë argjendi me vlerë tregu 10 zloti (2.5 dollarë) dhe një monedhë ari me një vlerë tregu 200 zloti (50 dollarë).

Monedha e argjendtë, e cila në njërën anë paraqet një patinator dhe në anën tjetër Sallën e Lutjes për të Korrat e Mira, pjesë e kompleksit të Tempullit të Qiellit në Pekin, do të shitet nga banka qendrore polake me një çmim bruto prej 160 zloti (40 dollarë). Instituti do të nxjerrë në treg 15.000 monedha argjendi. Monedha e arit, të cilat do të jenë vetëm 1200, nga njëra anë paraqesin një skiator dhe nga ana tjetër shqiponjën polake, raporton “Xinhua”.

Institucioni bankar kombëtar polak ua ofron monedhën koleksionistëve për 3900 zloti (976 dollarë). Koleksionet do të shiten në degët rajonale të bankës qendrore dhe gjithashtu online.

Lojërat Olimpike Dimërore XXIV Pekin 2022 do të mbahen nga data 4 deri më 20 shkurt. (Irma)