
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca do të reagojë ashpër nëse Rusia kryen veprime agresive kundër Ukrainës.
“Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione dhe, natyrisht, po mendojmë për rritjen e numrit të trupave të NATO-s të dislokuara në pjesën lindore të Aleancës. Ndërkohë, Rusia është ftuar në një sërë takimesh për t’u ulur dhe për t’u përpjekur të gjejmë një zgjidhje politike”, -deklaroi Stoltenberg, citon “CNN”.
Stoltenberg ritheksoi unitetin e Aleancës së mbrojtjes përballë agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të koordinuar të gjithë aleatët e NATO-s në përgjigje ndaj veprimeve agresive ruse.
Ndërkohë, Rusia tashmë ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën. (Irma)







