Austria, lotaria vaksines, the guardian

Austria, lotaria vaksines, the guardian

Qeveria austriake ka njoftuar se do të prezantojë një llotari kombëtare të vaksinave për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen. Afërsisht 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid, e cila është një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Infeksionet e reja ditore shënuan një rekord të ri të mërkurën ndërsa varianti Omicron po përhapet më tej, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër bllokim kombëtar, pasi vendi doli nga i katërti vetëm muajin e kaluar, raporton “Reuters”.

Kancelari austriak Karl Nehammer deklaroi se synimi i lotarisë ishte një shpërblim financiar për ata që vaksinohen, duke shtuar: "Ne kemi mësuar nga e kaluara dhe kemi parë që një lotari vaksinimi është mënyra më e mirë e mundshme për të ngritur një sistem të tillë".

Njerëzit, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo, do të marrin një biletë për çdo vaksinë që kanë bërë, tre bileta gjithsej për ata që kanë bërë vaksinën përforcuese. Çdo biletë e dhjetë do të fitonte një kupon dhuratë prej 500 eurosh. (Irma)