Sony PlayStation VR2 (digistatement.com)

Sony PlayStation VR2 (digistatement.com)

Në një të ardhme të afërme, Sony ka njoftuar nxjerrjen e PlayStation VR2, që do të përdorë kontrollet e gjurmimit, të vendosura në vetë pajisjen. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për integrimin e kamerës së PlayStation. PlayStation VR2 do të përdorë kamera të integruara, për të monitoruar lëvizjet e personit që mban pajisjen dhe fushën e shikimit në lojëra. Kjo, sipas Sony, do të kombinohet me përgjigjen e pajisjes dhe tingullin 3D, për të përmirësuar përvojën e mjedisit VR.

Për shembull, thuhet se gjatë lojës, lojtarët do të jenë në gjendje të “ndiejnë pulsin e shtuar të personazhit gjatë momenteve të tensionuara” ose të vërejnë objekte që fluturojnë pranë kokave të tyre. Përveç kësaj, tingulli i gjeneruar nga Tempest 3D AudioTech nga tastiera PS5 do të lejojë që mjedisi rreth lojtarit të jetë sa më pranë atij real, duke shtuar nivele të reja “zhytjeje”. U përmend edhe opsioni i gjurmimit të syve, si një kryevepër e vërtetë për teknologjinë e pajisjes VR. Opsioni do të lejojë lojtarin të shikojë në drejtime të ndryshme, pa e kthyer kokën,duke krijuar hyrje shtesë për personazhin në lojë.

Loja e parë, e disponueshme për PlayStation VR2, do të jetë Horizon Call of the Mountain. Loja u krijua nga Sony dhe Guerrilla Games, për të cilën nuk janë zbuluar shumë detaje.