Foto: VCG

Foto: VCG

Pandemia e koronavirusit nuk është as afër fundit, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që varianti Omikron ka përballur shumë shtete me shifra rekord të infektimeve me koronavirus.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për gazetarët nga selia e OBSH-së në Gjenevë, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omikron përbën më pak rrezik.

“Omikron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo narrativa se është sëmundje e lehtë është mashtrim”, -u tha ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë.

“Mos u gaboni: Omikron është duke shkaktuar viktima dhe shtrime në spital, ndaj edhe rastet më të lehta janë duke ngarkuar sistemin shëndetësor”, -shtoi ai.

Varianti Omikron i koronavirusit tani është dominant në pjesën më të madhe të botës. (Elona)