Kina do të vazhdojë t’i japë Tongës ndihmë në para dhe materiale të tjera, ndërsa kontingjenti i parë i furnizimeve arriti në këtë ishull të mërkurën, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian.

Ambasada kineze në Tonga ka dhuruar 100 000 dollarë si ndihmë themelore humanitare për këtë vend ishullor të goditur nga cunami, konfirmoi Zhao, duke shtuar se Kina dërgoi urgjentisht ujë të pijshëm dhe ushqime në këtë vend të mërkurën.

Zv.kryeministri i Tongës Poasi Tei e falënderoi Kinën për ndihmën, duke thënë se ndihmat e dhuruara nga qeveria kineze janë kontingjenti i parë i materialeve të ndihmës emergjente të marra nga qeveria e Tongës pas katastrofës. (Xu Guang)