Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas njoftimeve të gazetës “New York Post”, një sondazh i fundit i ra edhe një herë alarmit për presidentin amerikan Joe Biden. Sipas sondazhit, në shtetin e Nju-Jorkut me prirje demokratike, më shumë votues besojnë se ShBA-ja po përkeqësohet për shkak të lodhjes dhe inflacionit të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit të ri.

Sipas njoftimit, sondazhi i Kolegjit Siena i publikuar më 18 janar tregoi se 57% e votuesve në Nju-Jork besojnë se ShBA-ja po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 31% e votuesve të regjistruar thonë se vendi është në rrugën e duhur.

"New York Post" komentoi se "njerëz nga të gjitha krahinat, racat dhe me nivele të ndryshme të të ardhurave po ankohen. Atyre u mungon besimi te ShBA-ja". Negativiteti i votuesve mund të ndikojë në zgjedhjet afatmesme në ShBA këtë vjeshtë.

Një sondazh i mëparshëm tregoi se përqindja e përkrahjes ndaj presidentit amerikan Biden vazhdoi të bjerë në 33%, nivel i ri i ulët. (Çang Çuo)