Foto: VCG

Foto: VCG

Në SHBA, modelistët e pandemisë po parashikojnë një valë vdekjesh nga varianti Omikron i koronavirusit në javët e ardhshme.

Sipas agjencisë së lajmeve “AP”, varianti shumë i transmetueshëm Omikron mund të shkaktojë sëmundje më pak të rënda se Delta, por vdekjet e lidhura me Covid në SHBA po rriten dhe modeluesit parashikojnë se 50.000 deri në 300.000 amerikanë të tjerë mund të vdesin deri në momentin kur vala të ulet në mes të marsit. Mesatarja shtatëditore për vdekjet e reja ditore nga Covid-19 në SHBA ka qenë në rritje që nga mesi i nëntorit. Nëse arrihet përfundimi më i lartë i parashikimeve, kjo do të çojë vdekjet totale në SHBA nga Covid-19 në mbi 1 milion deri në fillim të pranverës.

Pavarësisht se Omikron shkakton sëmundje më të butë, niveli i paprecedentë i përhapjes së infeksionit do të thotë që shumë njerëz të cenueshëm do të sëmuren rëndë, shkruan “The Guardian”. (Elona)