
Foto:VCG
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të dyshuara me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të lindjes nga aeroporti “Sunan” i Penianit, në atë që është shfaqja e katërt e forcës që nga fillimi i vitit. Të parat u zhvilluan më 5 dhe 11 janar dhe pretendohet se janë kryer me raketa hipersonike.
Komanda e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke dhënë përditësimin për situatën, shpjegoi se aktualisht, ushtria po monitoron dhe kontrollon lëvizjet përkatëse të Koresë së Veriut, duke mbajtur një pozicion gatishmërie.
Lëshimi i fundit erdhi vetëm tri ditë, pasi Veriu lëshoi dy raketa të dyshuara balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë, duke shpjeguar se donte të testonte raketat që niseshin nga një tren në një stërvitje të regjimentit hekurudhor.
Lëvizja e fundit, sipas ekspertëve, synon të nënvizojë aftësitë e Penianit për të lëshuar raketa nga platforma të ndryshme, duke përfshirë trenat, strukturat detare dhe tokësore. (Fatosi)







