
Foto: people.cn
Siria mori më shumë se 4000 tonë oriz nga Kina të dielën, e fundit në një linjë të gjatë të furnizimeve humanitare që Kina i ka ofruar Sirisë për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian, njofton “Xinhua”.
Feng Biao, ambasadori i Kinës në Siri, nënshkroi një fletëdorëzimi me Khaled Hboubati, kreun e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane (SARC), në selinë e SARC në Damask, për ndihmën ushqimore.
Hboubati falënderoi Kinën për ndihmën e saj për popullin sirian, ndërsa nënshkroi dokumentin e marrjes së furnizimit me ushqime.
Ambasadori kinez shpresoi se ndihma e vazhdueshme e vendit të tij do të lehtësojë vuajtjet e popullit sirian.
“Ne shpresojmë se ndihma do të ndihmojë në zbutjen e vuajtjeve të sirianëve dhe me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për SARC-në për bashkëpunimin e tyre”, -tha ambasadori. (Fatosi)







