foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Rusia do të vendosë trupa në territorin e saj pranë kufirit ukrainas për shkak të tensioneve me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Ne e shohim të nevojshme t'i mbajmë këto trupa për shkak të një situate shumë të tensionuar dhe mjedisit shumë jomiqësor," u shpreh Peskovi në një intervistë për CNN-in.

Sipas tij, Rusia duhet të marrë masa paraprake në përgjigje të forcimit të pranisë ushtarake të NATO-s, stërvitjeve dhe fluturimeve të shpeshta të avionëve luftarakë dhe avionëve zbulues pranë kufijve rusë.

Megjithatë, Rusia nuk po shqyrton një veprim ushtarak edhe nëse negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për garancitë e sigurisë dështojnë, por është "e gatshme të marrë kundërmasa" nëse të dyja palët nuk arrijnë konsensus, theksoi Peskov. (Artan/Fang Xiaoyu)