
Foto: Visual People
Presidenti çek Milos Zeman deklaroi se ai kundërshton politizimin e konceptit olimpik, shkruan “Xinhua”.
“Unë jam thelbësisht kundër abuzimit të idesë olimpike për qëllime politike”, tha Zeman në një mesazh të publikuar nga zyra e tij me rastin e promovimit të ekipit olimpik çek për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Sinqerisht, nëse në Lojërat Olimpike do të mungojnë disa emra të mëdhenj të politikës, nuk do të ndodhë asgjë e tmerrshme”, -tha presidenti çek.
Komiteti Olimpik Çek miratoi të premten një ekip prej 113 atletësh për Pekin 2022, një numër rekord i vendit për Lojërat Olimpike Dimërore. (Fatosi)







