Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit.
![[Foto:VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220116/43ebb8dc-bdbf-4b96-ad69-23bbad21a65a.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto:VCG]
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, gjatë një fjalimi në Bundestag, e përshkroi vaksinimin e detyrueshëm si rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë.
Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, tha se me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, mund të shkohet drejt shmangies së rasteve serioze, po ashtu edhe të varianteve të reja, përcjell “Radio Evropa e Lirë”.
![[Foto:VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220116/026fdcf8-8701-46c4-96dc-01f4bfc1307d.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto:VCG]
Sipas Lauterbach, detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen.
Qeveria gjermane ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit. (Irma)







