[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Gjermania regjistroi një tjetër numër rekord të lartë të infeksioneve të reja. Të premten, Instituti Robert Koch raportoi për mbi 92 mijë raste dhe 286 vdekje. Incidenca shtatëditore e infeksioneve, që tashmë është 470.6 për 100.000 banorë, po i afrohet shkallës rekord prej 485, e cila u regjistrua në nëntor 2021.

Omicron tani është varianti dominues i Covid-19 në Gjermani, bëri të ditur agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit, i cili përbën 73.3% të rasteve, nga 44.3% një javë më parë, përcjell “The Guardian”.

Gjermania nuk ka vendosur kufizime më të forta, përtej kufizimit të aksesit në restorante ose bare për ata që nuk kanë vaksina përforcuese ose testin anti-Covid. (Irma)