![[Foto:VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220115/9ffa3163-83e5-4b9b-adc7-578fcb5cc845.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto:VCG]
Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë dhënë dritën jeshile për administrimin e një doze të katërt të vaksinës anti-Covid për personat me imunitet të rrezikuar, si pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë ose radioterapisë, ata që kanë kryer transplante apo që janë nën terapoi me ilaçe imunosupresive. Njoftimi u dha nga Ministria e Shëndetësisë. Doza e katërt mund të administrohet të paktën pesë muaj pas dozës së mëparshme, raporton “The Guardian”.
Ndërsa Hungaria bëhet vendi i parë i BE-së që nis fushatën për dozën e katërt të vaksinës për të gjithë, bëhet e ditur nga shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyás.
Greqia dhe Danimarka kanë dhënë vetëm dritën jeshile për të pambrojturit. Jashtë Evropës, vetëm Izraeli dhe Kili kanë filluar tashmë administrimin e dozës së katërt. (Irma)







