[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Rreth 4.3 milionë njerëz në Britani kishin Covid 19 javën e kaluar, nga 3.7 milionë në javën paraardhëse, duke vendosur kështu një rekord të ri, sipas Zyrës Britanike për Statistikat Kombëtare (ONS).

Prevalenca e koronavirusit vazhdon të jetë më e larta në Angli, ku rreth 1 në 15 njerëz vlerësohet të kenë pasur virusin në javën deri më 6 janar, sipas shifrave të ONS, cituar nga “Xinhua”.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Në Uells, rreth 1 në 20 vlerësohet të jetë infektuar me sëmundjen javën e kaluar, ose 169.100 njerëz. Për Skocinë, vlerësimi i fundit është 1 në 20 ose 297.400 njerëz, nga 238.000 një javë më përpara. Në Irlandën e Veriut, vlerësimi është 99.200 njerëz, nga 72.900.

“Infeksionet me koronavirus vazhduan të rriten në të gjitha rajonet e Anglisë, përveç Anglisë Lindore dhe Londrës”, -njoftoi ONS.

Më shumë se 90 për qind e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në Britani kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe më shumë se 83 për qind i kanë marrë të dyja vaksinat, sipas shifrave të fundit. Më shumë se 62 për qind kanë marrë injeksione përforcuese. (Irma)