[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Pa përpjekjet e Turqisë, Evropa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë. Deklarata u bë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara.

“Pavarësisht përpjekjeve të saj për të trajtuar krizën e emigracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, -tha presidenti turk, duke kërkuar një përditësim të marrëveshjes së vitit 2016 për të cilën Brukseli zyrtar cakton fonde për Turqinë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk (sipas të dhënave zyrtare të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë) në këmbim të mbylljes së kufijve për emigrantët nga Turqia që tentojnë të shkojnë në BE ilegalisht, bën të ditur “Ansa”.

“Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, -tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga BE në planet për të kthyer në atdheun e tyre, refugjatët sirianë në Turqi. (Irma)