Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar hodhi poshtë të enjten një pretendim të agjencisë britanike të zbulimit MI5 se një avokat britanik me origjinë kineze është "i përfshirë në veprimtari të ndërhyrjes politike" në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, në emër të Partisë Komuniste të Kinës.
"Kina i përmbahet gjithmonë parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk kërkojmë kurrë të ‘blejmë ndikim’ në ndonjë parlament të huaj. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri përbaltjen dhe frikësimin e bashkësisë kineze në Mbretërinë e Bashkuar,” u shpreh një zëdhënës i ambasadës.







