
Foto: VCG
Më 12 janar, gazeta britanike "Financial Times" njoftoi që, me numrin rekord të të infektuarve nga COVID-19 në ShBA, ndërmarrjet amerikane po mbyllen përkohësisht ose po ndryshojnë orarin e punës. Kompanitë ajrore, dyqanet, restorantet, spitalet dhe shkollat po përballojnë mungesën e krahëve të punës. Shumë punonjës janë infektuar nga COVID-19 dhe po bëjnë karantinë në shtëpi, çka ka rënduar problemin e mungesës së forcës punëtore.
Sipas vlerësimeve, këtë javë mbi 5 milionë njerëz në ShBA po bëjnë karantinë në shtëpi.







