
Australia ka barazuar ditën e saj më të nxehtë në rekord pasi një qytet i largët bregdetar raportoi temperaturat prej 50.7 gradë celsius. Temperatura në Onslow, Australia Perëndimore, të enjten përputhet me një rekord të vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.
Onslow dhe zonat përreth mund të shohin rekorde të thyera përsëri me temperaturat që do të rriten sërish, përcjell “BBC”.
Australia Perëndimore raportoi zjarre të mëdha në pyll muajin e kaluar. Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin.
Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë. Dy qytete të tjera, Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50 gradë të enjten.
Meteorologët thonë se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon ishte shkaktuar nga mungesa e stuhive. Ata u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes për të qëndruar në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, ose nëse duhet të jenë jashtë, të qëndrojnë në hije dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. (Irma)







