
Hillary Clinton mund të rikthehet në vitin 2024. Disa rrethana kanë krijuar një vakuum lidershipi në Partinë Demokratike në SHBA, që Hillary Clinton mund ta mbushte, thuhet në një editorial të “Wall Street Journal”.
Sipas artikullit, ish-sekretarja e Shtetit është tashmë në një pozicion të favorshëm për t'u bërë kandidatja demokrate për presidente në vitin 2024. “Nëse demokratët duan një shans për të fituar presidencën në 2024, Clinton mund të jetë alternativa e tyre më e mirë”, -thuhet në editoralin e “Wall Street Journal”.
"Nëse demokratët do të humbnin kontrollin e Kongresit në vitin 2022, Clinton mund të përdorte humbjen si bazë për të kandiduar", -thuhet në editorial, duke iu referuar rënies së mbështjetjes ndaj Joe Biden, dyshimeve për rizgjedhjen e tij të mundshme, si dhe popullaritetit të ulët të Kamala Harris dhe mungesës së një demokrati të fortë për të udhëhequr fushatën e 2024-s. (Irma)







